Français        Deutsche        Suomi        Español        Português        Vlaams        Nederlands        中国        Italiano

עברית        Hrvaščina       Lietuvių        česká        Español de América Latina        Malay        English        Slovenščina        عربي

Pyetje të Shpeshta

Q: Si mund ta mësoj/gjej nëse bluajtësi im është prekur?

A: Ju lutemi kontrolloni dhe regjistroni kodin e datës, që gjendet në etiketën e klasifikimit, vendosur në pjesën e poshtme të produktit. Shkëputeni pajisjen nga korrenti. Hiqni kupën dhe shikoni poshtë pajisjes.

 

Etiketa e klasifikimit mund të gjendet në pjesën e poshtme të produktit e tregon tipin BLM80 dhe kodin e datës nga 14x01 deri 15x22

 
 

Ka një kod reference pas fjalës "Tipi". Nëse kodi është BLM80, atëherë modeli është prekur.

Atëherë ka një kod date, poshtë kodit të tipit. Ai është stampuar në etiketë pa bojë.

Data e kodit përbëhet nga 5 karaktere, i treti është një germë.

Nëse data e kodit është nga 14x01 deri 15x22, atëherë pajisja juaj është prekur.

Ju lutemi së fundi kontrolloni tehet nëse mund të shihni ndonjë kod të stampuar në to.

Nëse nuk ka, atëherë tehu juaj nuk ka nevojë të zëvendësohet.

Q: Sa kohë keni që e dini këtë problem?

A: Problemi është identifikuar kohët e fundit gjatë një testimi të brendshëm rutinë. Problemi ka të bëjë me tehun e poshtëm të mekanizmit.


Q: Unë nuk e dua më këtë bluajtës; a mund të marr një të ri ose një rimbursim?

A: Vetëm tehu i poshtëm i mekanizimit të teheve mund të ketë një problem dhe jo pjesë të tjera të bluajtësit. Do t'ju jepet një mekanizëm i ri tehesh falas. Atëherë do të mund ta përdorni pajisjen tuaj sërish.


Q: A janë raportuar raste të këtij problemi deri tani: Nëse po, sa prej tyre?

A: Kenwood nuk ka marrë raporte deri tani.


Q: Bluajtësi im është prekur, çfarë duhet të bëj tani?

A: Ju lutemi shkoni te www.blendxproblm800safetynotice.com dhe regjistroni produktin tuaj. Pasi ta keni regjistruar, do të merrni një paketë zëvendësimi brenda 7-10 ditë pune. Kjo paketë regjistrimi ka një teh të ri, udhëzime të thjeshta se si ta instaloni dhe një etiketë të parapaguar që të na ktheni tehun e vjetër.


Q: Bluajtësi im ka funksionuar mirë, prandaj nuk dua t'i bëj asgjë, a ka ndonjë problem?

A: Jo, problemi mund të dalë në produktin tuaj nëse kodi i datës është përfshirë në ato të përfshirë në tërheqjen dhe tehu nuk është ndryshuar ende (tehu i ri ka një kod të stampuar në të, tehet e vjetra nuk e kanë). Ju duhet ta ndërpritni përdorimin e produktit, ta regjistroni në faqen e posaçme (www.kenwoodworld.com, pjesën e mbështetjes së klientit www.blendxproblm800safetynotice.com) për të marrë një teh të re me të cilën mund ta filloni sërish përdorimin e pajisjes.


Q: Tehu im është thyer tashmë, çfarë do të bëni me të tani?

A: Nëse tehu juaj është thyer, ju lutemi shkoni te www.blendxproblm800safetynotice.com dhe regjistroni produktin tuaj. Pasi ta keni regjistruar, do të merrni një paketë zëvendësimi brenda 7-10 ditë pune. Kjo paketë regjistrimi ka një teh të ri, udhëzime të thjeshta se si ta instaloni dhe një etiketë të parapaguar që të na ktheni tehun e vjetër.

Nëse kupa juaj është dëmtuar nga tehu i thyer, lutemi specifikojeni në pjesën e komenteve të regjistrimit tuaj. Ne do të punojmë me ju që t’ju japim një kupë të re zëvendësuese.

Nëse e keni zëvendësuar tehun, duhet ta kontrolloni gjithsesi nëse tehu në produktin tuaj është i ri ose jo. Tehu i ri ka një kod të stampuar në të. Nëse tehu juaj nuk e ka këtë kod të stampuar, duhet ta ndërpritni përdorimin e produktit, ta regjistroni në faqen e posaçme (www.kenwoodworld.com, pjesën e mbështetjes së klientit www.blendxproblm800safetynotice.com) për të marrë një teh të ri me të cilin mund ta filloni sërish përdorimin e pajisjes.


Q: A mund të më ndihmojë njeri me regjistrimin e produktit tim?

A: Përgjigje: Nëse doni ndihmë për të regjistruar produktin tuaj, lutemi shikoni pjesën e ‘shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit’ mbrapa broshurës së udhëzimeve. Aty do të gjeni një numër telefoni që mund ta kontaktoni e një pjesëtar i ekipit të Kujdesit ndaj Klientit të Kenwood-it do t’ju ndihmojë


Q: Sa kohë do të duhet që pjesa ime zëvendësuese të arrijë?

A: Paketa e zëvendësimit do të arrijë pas rreth 7-10 ditë pune. Nëse do të ketë vonesa, mund të na kontaktoni duke përdorur formularin "na kontaktoni" në www.blendxproblm800safetynotice.com.


Q: A janë njoftuar entet rregullatorë për këtë problem?

A: Natyrisht, kjo tërheqje me dëshirë po bëhet në bashkëpunim me entin kombëtar rregullator për sigurinë e produktit të konsumatorëve.


Q: Përse nuk jam njoftuar më parë për këtë gjë?

A: Problemi është identifikuar kohët e fundit gjatë një testimi të brendshëm rutinë. Pas kësaj, Kenwood ka nisur procesin për ta tërhequr produktin dhe ju u kontaktuat menjëherë.


Q: A do të kem ndonjë kosto?

A: Jo, nuk do të keni. Do të merrni falas në shtëpinë tuaj një teh të ri dhe një etiketë të parapaguar që të na ktheni tehun e vjetër.


Q: Çfarë ju ka bërë ta kuptoni këtë problem?

A: Testimi i brendshëm rutinë.


Q: A mund të vazhdoj ta përdor bluajtësin tim ndërkohë që pres pjesën zëvendësuese?

A: Jo, duhet ta ndërpritni menjëherë përdorimin.


Q: Nuk e kam më këtë produkt, a më duhet të bëj ndonjë gjë?

A: Nëse e dini se ku është produkti, dërgoni email te blendxprosafetynotice@stericycle.com sa më parë që të jetë e mundur duke dhënë detajet e pronarëve të rinj. Më pas Stericycle do të kontaktojë pronarët e rinj për t'i njoftuar për këtë tërheqje.

Nëse e keni hedhur, ju lutemi dërgoni email te blendxprosafetynotice@stericycle.com sa më parë që të jetë e mundur për të informuar rreth asgjësimit.


Q: Kam pasur një problem dhe e kam zëvendësuar tashmë këtë pjesë, mund të rimbursohem?

A: Nëse e keni zëvendësuar tehun, duhet ta kontrolloni gjithsesi nëse tehu në produktin tuaj është i ri ose jo. Tehu i ri ka një kod të stampuar në të. Nëse tehu juaj nuk e ka këtë kod të stampuar, duhet ta ndërpritni përdorimin e produktit, ta regjistroni në faqen e posaçme (www.kenwoodworld.com, pjesën e mbështetjes së klientit www.blendxproblm800safetynotice.com) për të marrë një teh të ri me të cilin mund ta filloni sërish përdorimin e pajisjes.


Q: A janë prekur modele të tjera?

A: Jo, vetëm ky model BLM800 është prekur.


Q: Nuk më kujtohet se kur e kam blerë bluajtësin tim, a është e rëndësishme kjo?

A: Jo, nuk është e rëndësishme.